EULEX-i ka arrestuar ish eprorë të UÇK-së të dyshuar se kanë të bëjnë me vepra kudër administrimit të drejtësisë. Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku i hedh poshtë pretendimet se ish-pjesëtarët e UÇK-së po e pengojnë drejtësinë, duke mos përjashtuar mundësinë që të ketë më shumë arrestime. Ai thotë se arrestimet e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, po ndëmerren me qëllim që t’i vazhdohet mandati kësaj gjykate. Kështu si po vazhdojnë këta me spektakël, prej tyre mund të pritet gjithçka, natyrisht që këtu është i rrezikuar secili pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Specialja ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj. Gjithashtu është arrestuar ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu. Ndërkaq, është raportuar edhe ish drejtorin e AKI-së, Bashkim Smakajt. Zyra e Prokurorisë Speciale ka bastisur ish-ministrin e Drejtësisë dhe ish-nënkryetarin e PDK-së, Hajredin Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …