Florian Bieber: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të kthehet në dinamikën që ishte para konfliktit më 24 shtator, në Banjskë

Florian Bieber: Shefja e re e BE-së, Kaja Kallas Kallas, ka qasje më vendimtare sa i përket Kosovës dhe dialogut

Politologu, Florian Baiber, ka komentuar rolin e shefes së re të BE-së, Kaja Kallas, duke theksuar se ajo ka një qasje më të fortë dhe më vendimtare për çështjet që lidhen me Kosovën dhe dialogun me Serbinë. Sipas tij,  Kaja Kallas ka qenë më e zëshme dhe më e angazhuar sesa paraardhësi i saj, Josep Borrell, dhe i ka prioritet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe situatën në veri të Kosovës. ai  gjithashtu ka theksuar se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, duhet të përmbushin obligimet e tyre sipas marrëveshjeve të Ohrit, por  Serbia nuk ka treguar angazhim për zbatimin e këtyre marrëveshjeve, ndërsa është e rëndësishme që Kosova të përmbushë angazhimet e saj, përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.  Në lidhje me sulmin në Ibër-Lepenc, Bieber ka theksuar se ky ishte një akt terrorist dhe ka kritikuar qeverinë për fajësimin e menjëhershëm të Serbisë, duke kërkuar hetime të pavarura për të zbuluar përgjegjësinë e këtij incidenti.

Kontrolloni gjithashtu

Trashësia e borës në disa vende të Bashkisë së Korçës ka arritur afër 2 metra

Mediet në Shqipëri njoftojnë se në juglindje të vendit ka pasur reshje të mëdha të …