NATO-ja dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit, duke kërkuar hetim të plotë dhe transparent

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Operacionet, Tom Goffus, ka dënuar ashpër sulmin ndaj infrastrukturës kritike në kanalin Ibër-Lepenc, në Zubin Potok, më 29 nëntor. Deklarata u bë gjatë një takimi në selinë e NATO-s me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Goffus theksoi rëndësinë e një hetimi të plotë dhe transparent për të vërtetuar faktet e incidentit, duke siguruar se KFOR-i mbetet i  përkushtuar ndaj stabilitetit rajonal. Të gjitha faktet duhet të vërtetohen përmes një hetimi transparent dhe të plotë. KFOR-i mbetet vigjilent, dhe koordinimi me të është kyç për ruajtjen e stabilitetit rajonal tha zëdhënësja e NATO-s në një njoftim për media.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …