Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, gjatë luftës, Shukri Buja, ka bërë të ditur se gjatë periudhës para dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, ka shmangur takimet me ish-shokët e luftës dhe ato publike për të mos rrezikuar akuza për ndikim te dëshmitarët. Buja theksoi se që nga momenti kur mori ftesën për dëshmi, në tetor të vitit 2023, ishte i kujdesshëm që të mos krijonte përshtypjen e ndonjë ndërhyrjeje në procesin e drejtësisë. Për një vit, shokët e mi të luftës janë ruajtur nga identifikimi në kamera gjatë bisedave me mua. Në momentin kur identifikohet se kemi diskutuar për luftë, mund të interpretohet si ndikim te dëshmitarët,” deklaroi ai. Në raste të tilla ka një ndjeshmëri të madhe dhe akuza të shumta për ndikim ndaj dëshmitarëve, gjë që e ka shtyrë të jetë veçanërisht i kujdesshëm, ka nënvizuar Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, gjatë luftës, Shukri Buja.
Kontrolloni gjithashtu
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur ambasadorët dhe shefat e misioneve të Aleatëve, në Prishtinë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur dje në Shtabin e KFOR-it në Kampin …