leoni

Faton Klinaku

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku dyshon në sigurinë e zyrave të organizatës

Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku dyshon në sigurinë e zyrave të organizatës, për  prani të pajisjeve përgjuese dhe kamerave të fshehta, madje brenda zyrave të OVL-UÇK. Kam gjetur pllaka të hequra në zyrë dhe jam i bindur që ka përgjues. Nuk i kam prekur ato, le të përgjojnë, sa të duan. Madje, dyshoj se aty janë vendosur edhe kamera, tha Klinaku. Duke komentuar kontekstin e zhvillimeve të fundit, përfshirë disa arrestime të kryera nga Gjykata Speciale, ai  akuzoi institucionet e drejtësisë për shantazhim dhe kërcënim të dëshmitarëve me qëllim stër-zgjatjen e mandatit të tyre. Këta janë duke e penguar drejtësinë. Shantazhi dhe kërcënimet ndaj dëshmitarëve janë bërë metodë, sepse synimi i tyre është që të zgjasin mandatin për shkak të përfitimeve financiare nga pagat e majme, nënvizoi Faton Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Në …