https://www.google.com/url?sa=i&url=https%3A%2F%2Fgazetablic.com%2Fagjencia-kunder-korrupsionit-sqaron-publikimin-e-pasurise-se-xhavit-halitit-dhe-arta-rama-hajrizit%2F&psig=AOvVaw1Vm3iZ7oCkJZDpqkqUNlfH&ust=1625145827240000&source=images&cd=vfe&ved=0CAoQjRxqFwoTCJjI5pG6v_ECFQAAAAAdAAAAABAJ

Xhavit Haliti: Glauk Konjufca, shkeli Kushtetutën duke iu pamundësuar deputetëve të Listës Serbe, të hyjnë në sallë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, e ka quajtur të gabuar dhe shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit veprimin kryetarit, Glauk Konjufca, i cili ndërpreu seancën për t’i pamundësuar deputetëve të Listës Serbe, që të futën në sallë. Po ashtu edhe deputetët e Vetëvendosjes bllokuan ulëset e deputetëve të Listës Serbe. Është veprim aventuresk i një grupi aventurierësh politikë të cilët i kanë zënë vendet e tyre në Kuvendin e Kosovës, pasi ata nuk kanë të drejtë që t’ia zënë vendin asnjë deputeti, duke përfshirë edhe grupin parlamentar që përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë pa marrë parasysh a pajtohemi ne me ndonjërin prej tyre apo nuk pajtohemi me asnjërin prej tyre. Ata, në qoftë se nuk e kanë shkel kushtetutën dhe ligjin e Kosovës të cilët ua ndalojnë hyrjen në Kuvend nuk ka të drejtë askush që t’i nxjerrë nga salla, as kryetari nuk ka të drejtë askënd ta nxjerrë nga salla. Ata po e bëjnë punën e vet të cilën ua kanë ngarkua dikush, që në këtë rast po themi nga Vuçiqi apo Radojiçiqi”, tha Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati i Popullit, ka dorëzuar në Kuvend, Raportin vjetor 2023 për zbatimin e Ligjit të Mbrojtje nga Diskriminimi

Avokati i Popullit, ka dorëzuar në Kuvend, Raportin vjetor 2023 për zbatimin e Ligjit të …