Njoftim për takimin e dytë publik të Kryetarit Latifi

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, organizon takimin e dytë publik me qytetarë për punën e tij gjatë vitit 2024.

Takimi publik me qytetarë do të mbahet të enjtën e ardhshme me 19.12.2024 në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Në këtë takim pjesëmarrësit do të ken mundësi të njihen me punën e qeverisë komunale gjatë vitit 2024 dhe zhvillimet aktuale në komunë.

Po ashtu, qytetarët pjesëmarrës në takim mund të bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të komunës për të gjitha temat të cilat atyre u interesojnë.

Komentet dhe sugjerimet e qytetarët mund t’i dërgojnë deri me datë: 18.12.2024, në orën 16:00, në e-mail adresat: [email protected] dhe [email protected].

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama priti në takim Janko Cerkvenik, Kryetar i Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Pëparim Rama, i shoqëruar nga Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca …