Partia e serbëve në Kosova, Lista Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. Në një deklaratë publike Lista Serbe thotë se këtë vendim do ta marrë pas incidentit që ndodhi dje në Kuvendin e Kosovës ku ata shkuan për t’u nënshkruar pas gjashtë muajve mungesë siç bëjnë tash e një kohë dhe u përballën me kundërshti nga deputetët e Vetëvendosjes. Po ashtu, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ndërprerë seancën, duke thënë se veprimi i tyre përbën keqpërdorim të parasë publike dhe iu drejtua me fjalët “turp të keni”. Përfaqësuesit e Listës Serbe janë të vetmit që përfaqësojnë interesat e popullit serb në Kosovë dhe për këtë jemi gjemb në sy të regjimit të Albin Kurtit, por edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë”, thonë zyrtarë nga Partia e serbëve në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …