Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, ka organizuar tryezë me përfaqësues të institucioneve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile rreth obligimeve, përgjegjësive e sfidave të mediave gjatë zgjedhjeve. Aty u kërkua nga mediat që të jenë të balancuara dhe t’iu japin hapësirë të barabartë të gjitha subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kryeshefi i Komisionit të Pavarur për Media, Jeton Mehmeti, tha se Ligji për Zgjedhjet kërkon nga mediat të paraqesin në mënyrë të drejt dhe të paanshme të gjitha subjektet politike të certifikuara. Përkitazi me këtë, ai tha se KMP-ja ka hartuar një rregullore të re, ku i mundëson mediave të kenë më të lehtë dhe të qartë obligimet e veta gjatë fushatës zgjedhore. Ligji kërkon nga vet mediat që të sigurojnë që të gjitha subjektet politike të certifikuara përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe të paanshme në emisionet gjatë fushatave zgjedhore.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për deputet, Altin Krasniqi, ka mbajtur një takim me familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të UÇK-së, në Kaçanik
rëndësishëm me familjarë të dëshmorëve, veteranë dhe invalidë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe …