Prokuroria e Speciale, në Hagë, ka ngritur akuza të reja kundër Hashim Thaçit dhe disa ish-zyrtarëve të tij

Zyra e Prokurorit, në Hagë, ka njoftuar se ka ngritur akuza të reja kundër ish-presidentit Hashim Thaçi, për vepra penale që lidhen me pengimin e drejtësisë. Po ashtu, janë lëshuar fletarrestime për ish-zyrtarët Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu, ndërsa për Hajredin Kuçin është lëshuar një fletëthirrje për paraqitje para gjykatës. Avokati i licencuar në Hagë, Arianit Koci, ka komentuar zhvillimet e fundit, duke theksuar se ajo që po ndodh në Gjykatën Speciale  me seli në Hagë është shqetësuese. Koci e ka cilësuar këtë situatë si një “terr informativ”, duke theksuar se ky proces mund të ketë ndikime negative tek mbrojtja e të akuzuarve. Ai ka theksuar se pretendimet e prokurorisë lidhur me mundësinë e ndikimit tek dëshmitarët, nëse të akuzuarit lirohen në mbrojtje të lirisë, mund të komplikojë më tej çështjen.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …