Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Procedurat në Hagë duhet të reflektojnë drejtësi dhe paanshmëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj njoftimit të Zyrës së Prokurorit  për aktakuzën e re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim prej katër vitesh. Ai ka ngritur shqetësime për drejtësinë dhe paanshmërinë e këtij procesi. Arrestimi i tri personaliteteve të tjera dhe fletëthirrja për Hajredin Kuçin vetëm sa e thellojnë këtë shqetësim. Procesi duhet të jetë i drejtë, i paanshëm dhe profesional, siç e meritojnë qytetarët dhe luftëtarët tanë, ka theksuar Krasniqi, duke  rikujtuar se lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe fisnike. Gjykata duhet të veprojë bazuar vetëm në fakte dhe parime ligjore, duke shmangur çdo veprim që synon të rishkruajë historinë apo të cenojë sakrificat e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, ka saktësuar Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja me partnerët e koalicionit: AAK, KDTP, VAKAT dhe RAE, përmbyllën fushatën zgjedhore në Prizren

PDK-ja, publikoi listën e kandidatëve për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025

PDK-ja, ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit …