Avokati, Ardian Bajraktari ka kritikuar aktakuzën e re të ngritur nga Zyra e Prokurorit kundër, Hashim Thaçit

Avokati, Ardian Bajraktari, ka kritikuar aktakuzën e re të ngritur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar si të pakuptimtë. Ai ka theksuar se një person që ndodhet në paraburgim nuk mund të akuzohet për pengim të drejtësisë.  Akuzat janë të pabaza, ndërsa mbrojtja ka arritur me sukses të kundërshtojë pretendimet e Prokurorisë.  Sipas tij, qëllimi i Zyrës  është të justifikojë dështimet në arritjen e drejtësisë, duke ngritur akuza për pengim të saj. Gjykata Speciale ka ngritur akuza të reja për vepra që lidhen me pengimin e drejtësisë ndaj Thaçit dhe disa personave të tjerë, përfshirë arrestimin e Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut. Për Hajredin Kuçin është lëshuar një fletëthirrje.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja me partnerët e koalicionit: AAK, KDTP, VAKAT dhe RAE, përmbyllën fushatën zgjedhore në Prizren

PDK-ja, publikoi listën e kandidatëve për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025

PDK-ja, ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit …