Faton Klinaku

Faton Klinaku: Kuvendi i Kosovës nuk po merret me degradimin që po ndodh në Gjykatën Speciale

Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale. Klinaku ka kritikuar institucionet, veçanërisht Kuvendin, për mosveprim dhe për dështimin në ndërmarrjen e hapave për ta zhbërë këtë gjykatë. Këtu fajet i ka  Kuvendi i Kosovës, për shkak nuk po  merret me degradimin që po ndodh në Gjykatën Speciale, tha Klinaku në një deklaratë publike. Ai theksoi se ekziston mundësia për ta zhbërë këtë gjykatë dhe se këtë propozim ia ka paraqitur disa herë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Gjithmonë ekziston mundësia nga organi që e ka formuar, po ai organ  mund ta zhbërë gjykatën, shtoi Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …