Kryengritësit sirianë kanë ndërmarrë një ofensivë në shkallë të gjerë me qëllim të çlirimit të Halepit nga rrethimi i forcave ruse dhe assadiste, ku sipas lajmeve nga OKB-ja janë vënë në rrezik jete mbi 300.000 banorë me mungesë të shprehur të ushqimeve dhe barnave. Aleanca e kryengritësve, Fatam al Sham, e njohur më herët si Al Nusra dhe Ahrar al Sham bëjnë të ditur se kanë marrë disa pozicione të forcave të kriminelit, Bashar Assad. Lajmin për luftimet e kanë bërë të ditur edhe burimet qeveritare, por në versionin e tyre. Opservatori sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Londër, në bazë të informatave nga terreni saktëson se në shumë pika të frontit po zhvillohen luftime të rrepta të palëve ndërluftuese. Qysh në fillim të korrikut të këtij viti, forcat qeveritare kishin mbyllur të gjitha rrugët për furnizim me ushqime për banorët e këtij qyteti të madh të Sirisë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …