Gjykata Speciale në Hagë, ka publikuar aktakuzën e re të konfirmuar kundër, Hashim Thaçi, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut. Të gjithë akuzohen për pengim të drejtësisë dhe për ndikim tek dëshmitarët. Në aktakuzë thuhet ata kanë listuar ato që pretendojnë se janë faktet e tyre të aktakuzës dhe tregojnë për bisedat që Hashim Thaçi ka pasur me Fadil Fazliun gjatë kohës kur ky i fundit e kishte vizituar ish-presidentin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Sipas aktakuzës, Thaçi i ka dhënë të njëjtit informacione konfidenciale për dëshmitarët e rastit dhe i ka dhënë udhëzimet Fadil Fazliut që duhet t’i përcillte tek një dëshmitar. Kjo ka ndodhur 2 korrik të vitit 2023. Tutje thuhet se më 3 shtator 2023, Thaçin në Hagë e kishte vizituar Hajredin Kuçi. Aktakuza thotë se gjatë këtij takimi, Thaçi i kishte dhënë udhëzime për t’ia përcjellë dëshmitarit të Zyrës së Prokurorit, lidhur me atë se si duhej të dëshmonte çdo dëshmitar.
Kontrolloni gjithashtu
PDK-ja, publikoi listën e kandidatëve për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025
PDK-ja, ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit …