Grupet kryengritëse në Siri kanë njoftuar se pas marrjes së kontrollit të qyteteve të rëndësishme, gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës, ato ia kanë dal ta marrin nën kontroll edhe kryeqytetin – Damaskun. Ato kanë thënë se tani e tutje, Damasku është i lirë nga Asadi. Ndërkohë, Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, me qendër në Britani, ka njoftuar se presidenti Bashar Al Asad, mëngjesin e së dielës ka braktis Sirinë. Nga ana tjetër, kryeministri sirian Mohammad Ghazi al-Jalali është cituar të ketë thënë se Qeveria e Sirisë është “e gatshme të bashkëpunojë me çdo udhëheqje të zgjedhur nga populli”. “Ne besojmë se Siria është për të gjithë sirianët dhe se është vendi i të gjithë bijve të saj, dhe se ky vend mund të jetë një shtet normal që ndërton marrëdhënie të mira me fqinjët dhe botën pa u përfshirë në ndonjë aleancë apo bllok rajonal”, ka thënë kryeministri sirian Mohammad Ghazi al-Jalali, duke shtuar se ai ishte ende në shtëpi në Damask dhe nuk kishte ikur.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë
Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …