Avokati, Arianit Koci, nxori disa përfundime rreth tragjedisë së Gllogjanit, ku u vranë dy nxënës dhe shoferi i autobusit

Arianit Koci: Bastisja e shtëpisë së ish-drejtorit të AKI kërkon reflektim të kujdesshëm

Avokati, Arianit Koci ka tërhequr vërejtjen se bastisja e shtëpisë së ish-drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës (AKI), me vendim gjykate dhe sipas ligjeve pozitive, është një zhvillim që kërkon reflektim të kujdesshëm. Respektimi i plotë i procedurave ligjore është thelbësor për ruajtjen e parimeve të një shteti demokratik dhe funksional. Megjithatë, nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare, shqetësimi im kryesor lidhet me garantimin se çdo informacion i ndjeshëm apo i klasifikuar që eventualisht mund të jetë gjetur gjatë bastisjes, dhe që nuk ka lidhje me rastin penal, të mbetet i mbrojtur.  Informacione të tilla, nëse keqpërdoren, mund të cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës. Agjencia e Inteligjencës së Kosovës është një shtyllë kyçe e sigurisë sonë kombëtare, dhe ruajtja e integritetit të saj, si dhe besimi i qytetarëve dhe partnerëve tanë, duhet të mbetet prioritet absolut” ka shkruar mes tjerash, avokati, Arianit Koci.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra Burimore për Persona të Zhdukur sot ka mbajtur një sesion informues me familjarët e të zhdukurve

Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë

Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …