Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do të mbahet seanca për aktakuzën e re kundër drejtuesit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, shefit të mëhershëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, kryetarit të mëhershëm të Malishevës, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut, vëlla i dy heronjve të Kosovës, Fahri e Bahri Fazliut. Seana do të nis në ora 9.30 minuta. Sipas aktakuzës së re të publikuar nga Gjyakata Speciale, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish zëvendës kryeministri, Hajredin Kuçit, Isni Kilajt, Bashkim Smakajt e Fadil Fazliut akuzohen se gjoja kanë penguar drejtësinë dhe kanë ushtruar ndikim ndaj dëshmitarëve të prokurorisë së kësaj gjykate. “Seanca e paraqitjes së parë të Hajredin Kuçit është caktuar për të hënën, 9 dhjetor 2024, në orën 10:00”, ka njoftuar Gjykata Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata speciale shpall fajtorë: Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin
Gjykata speciale në Hagë kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe …