Hashim Thaçi: Ende s’i kam lexuar në tërësi akuzat, duhet t’i lexoj që t’i kuptoj

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar procesi gjyqësor për akuzat e reja ndaj udhëheqësit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, shefit të mëhershëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, kryetarit të mëhershëm të Malishevës, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut, vëlla i dy heronjve të Kosovës, Fahri e Bahri Fazliut. Gjatë fjalës së tij para trupit gjykues, kryetar i mëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ende nuk i ka lexuar në tërësi akuzat dhe se duhet t’i lexoj që t’i kuptoj. “Me siguri e dini unë që 4 vite përballem me një tjetër proces gjyqësor. E di që shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim e fundit të këtij procesi, presim drejtësi. E di që Kosova është afër zgjedhjeve elektorale, unë s’jam pjesë e zgjedhjeve elektorale, unë s’paraqes rrezik për askënd. Të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Do të deklarohem brenda kohës së caktuar. Ende s’i kam lexuar në tërësi akuzat, duhet t’i lexoj që t’i kuptoj” ka thënë udhëheqësit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …