Kryeministri i mëparshëm nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka vlerësuar se zbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit do të krijonte klimë më të mirë ekonomike për Kosovën. Ai porositur që qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit duhet ta marrë seriozisht këtë dokument. Përveç për mos-angazhimit për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, gjatë intervistës për Kosovapres, ish kryeministri, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti edhe për cenim të aleancave kryesore në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë më tutje se gjatë Qeverisë Kurti, ka pasur mungesë shumë të madhe dhe nivel shumë të ultë të investimeve kapitale.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti, sa u përket investimeve kapitale të realizuara në vitin 2024, është më e ulët se në vitin 2018
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti sa i përket …