Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si një udhëheqës që ka dështuar në çdo aspekt të qeverisjes dhe që shpik armiq për të mbijetuar politikisht. Kurti përdor termin “luftë hibride” për të përshkruar këdo që e kundërshton, ndërsa ironizoi atë duke e cilësuar vetë si një “hibrid politik”. Selmanaj numëroi një listë të gjatë të atyre që i quajti kontradikta dhe dështime të qeverisë Kurti, duke përfshirë: Mbrojtjen e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion, ndërsa deklarohet kundër korrupsionit. Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, ndonëse përfitoi nga një vendim i saj për të ardhur në pushtet. Kundërshtimin e dialogut me Serbinë në të kaluarën, por udhëheqjen e tij tani. Përdorimin e gazetarëve për të arritur pushtetin, për t’i sulmuar më pas kur është në pushtet.
Kontrolloni gjithashtu
PDK-ja, publikoi listën e kandidatëve për Zgjedhjet Parlamentare të 9 shkurtit 2025
PDK-ja, ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit …