Deputeti i PDK, Ferat Shala, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e vendit, duke e konsideruar këtë një domosdoshmëri për stabilitetin dhe zhvillimin e Kosovës. Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, Shala bëri të ditur miratimin e një deklarate 5-pikëshe, që përfshin ruajtjen e vlerave historike dhe adresimin e sfidave aktuale për stabilitetin dhe sigurinë e vendit. Kosova meriton më mirë dhe vetëm PDK-ja me Bedri Hamzën në krye mund ta bëjë shtetin tonë më të mirë, shkroi Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar si dëshmitar në një hetim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar si dëshmitar …