Rikthehen kolonat e gjata në dalje të Kosovës, bashkatdhetarët presin deri në shtatë orë në pikat kufitare

Edhe kufiri i Kosovës me Maqedoninë vazhdon të jetë pikë keqtrajtimi për shqiptarët

Heqja e regjimit të lëvizjes me pasaporta dhe mundësimi i lëvizjes vetëm me letërnjoftime mes Maqedonisë dhe Kosovës, nuk po i jep rezultatet e kënaqshme. Së paku jo për qytetarët e Kosovës, të cilët ankohen se policia maqedonase po e stërzgjat kontrollin rutinës ndaj tyre në kufi, transmeton gazeta Lajm e Shkupit. “Një kontroll rutinë po zgjat 20 minuta. Ne menduam se me lëvizjen me letërnjoftime do të lehtësohen procedurat, por kësi maltretimi nuk kemi përjetuar asnjëherë deri tani. Temperaturat 40 gradë, kurse ne mbahemi pa lidhje në kufi”, është ankuar një qytetar i Kosovës. Ata thonë se në këtë mënyrë po krijohen pa nevojë kolona dhe pritja ndonjëherë zgjat deri dy orë“. Kjo po ndodh edhe në hyrje nga Kosova në Maqedoni, por edhe në dalje nga Maqedonia. Në shënjestër janë pronarët e veturave me targa të Kosovës”, ankohen qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …