Vitia e përkushtuar për kursime energjetike përmes mbështetjes së FKEE-së

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe Komuna e Vitisë, ditë më parë kanë nënshkruar një marrëveshje për realizimin e projekteve të efiçiencës së energjisë në disa objekte publike të kësaj komune. Ky hap i rëndësishëm i hap rrugën për inicimin e projekteve konkrete, ku tashmë kanë filluar procedurat e prokurimit për zbatimin e masave të efiçiencës energjetike.

Në kuadër të këtij projekti, do të përfitojnë disa objekte publike, përfshirë: Qendrën për Punë Sociale, Shkollat “28 Nëntori”, “Nijazi Rexhepi”, “Mirali Sejdiu” në Germovë, si dhe “Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë. Në këto objekte do të realizohen masa për përmirësimin e efiçiencës së energjisë, përfshirë izolimin termik, instalimin e sistemeve të ndriçimit LED, dhe masa të tjera që kontribuojnë në kursime të energjisë dhe ulje të kostove operative.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi se ky projekt ka një rëndësi të madhe për përmirësimin e kushteve të jetesës, duke kontribuar në kursime të mëdha financiare dhe duke pasur një ndikim pozitiv në mjedis. Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për arritjen e objektivave të Kosovës për një energji më të qëndrueshme dhe efikase, dhe është një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit ndër-institucional për realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në komunitet.

Kontrolloni gjithashtu

SHMP “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Kijevë shënoi Ditën e Shkollës. Në këtë manifestim …