Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi sot se programi i koalicionit të tyre për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe zhvillimin ekonomik është i bazuar në veprime konkrete, jo vetëm në premtime. Gjatë prezantimit të kandidatëve nga Forumi Intelektual E-30, Limaj theksoi se koalicioni përbëhet nga individë me vlera të shkëlqyera, të cilët kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Koalicioni ynë është një garanci për stabilitet dhe prosperitet. Programi për anëtarësimin në NATO dhe zhvillimin ekonomik është një angazhim i fortë që synon ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë dhe më të qëndrueshme për qytetarët,” tha Limaj. Ai shtoi se ky koalicion sjell besim dhe vizion për zhvillimin e Kosovës, duke u përqendruar në veprime konkrete.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …