KMDLNJ

KMDLNj: Gjykata Speciale është dhunim i Kushtetutës dhe Shtetit të Kosovës

KMDLNj ka reaguar kundër veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, duke e quajtur atë një institucion të padrejtë dhe diskriminues. Ky reagim vjen pas arrestimit të disa ish-luftëtarëve të UÇK-së, përfshirë Bashkim Smakën, Fadil Fazliun, Isni Kilajn, dhe bastisjes së shtëpisë së Hajredin Kuçit, ish-ministër i Drejtësisë dhe pjesë e ekipit mbrojtës të presidentit Hashim Thaçi. KMDLNj e akuzon Gjykatën Speciale për veprime të njëanshme që, sipas tyre, bazohen në kritere etnike dhe në shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Organizata thekson se kjo gjykatë, në bashkëpunim me Serbinë dhe shërbimet e saj informative, përdor dëshmi të fabrikuara për të dënuar ish-luftëtarët e UÇK-së. Gjykata Speciale është një monstrum juridik që ka dhunuar ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Nuk respekton gjuhën shqipe, as parimet e një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm. Kjo gjykatë është e politizuar dhe i mohon të akuzuarve një mbrojtje efektive,” deklaroi KMDLNj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …