Instituti i Kosovës për Drejtësi deklaron se se qeveria ka dështuar sa i përket reformës në drejtësi. IKD ka prezantuar të hënën raportin me titull “Dështimi i reformës në drejtësi”, aktivitet që po mbahet në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2024. Hulumtuesi Gëzim Shala e ka përmendur mungesën e Vetingut si dështim në këtë proces, që ishte premtim i qeverisë. Përderisa në fillim të mandatit është ndryshuar ligji për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve në vetëm një nen dhe janë injoruar problemet e tjera të këtij ligji, pra nuk janë hapur edhe problemet e tjera. Në këtë tryezë, koordinatori i Departamentit për drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka kritikuar qeverinë Kurti për mos punë në reformën për drejtësi. E shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Kosova po përballet me problemin e korrupsionit. Instituti i Kosovës për Drejtësi ka radhitur, ndër të tjera, si dështim të qeverisë edhe mosjetësimin e reformës në Këshillin Prokurorial si dhe mungesën e Strategjisë kundër korrupsion. Procesin e Vettingut – përgatitjen e bazës ligjore, ekzekutivi kosovar e nisi në tetor të vitit 2021 ku u miratua koncept dokumenti për Vetting në drejtësi.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …