Raportuesi i Parlamentit Europian për Kosovën, Riho Terras, ka filluar vizitën e tij të parë në vendin tonë në kuadër të një misioni treditor për mbledhjen e fakteve. Në një konferencë për media, Terras refuzoi të komentojë për qëndrimin e tij mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera, duke theksuar rëndësinë e takimeve me të gjitha palët për të marrë pikëpamje të ndryshme. Më jepni mundësinë që të takohem me të gjitha palët dhe me të gjithë njerëzit që t’i marrë pikëpamjet e tyre, tha Terras, pas takimeve me kryeministrin Kurti dhe kryetaren, Vjosa Osmani. Ai njoftoi se gjatë vizitës do të takohet edhe me liderët e partive opozitare, duke theksuar se qëllimi i misionit është të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …