Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një mbledhje me Kryesinë e Partisë Socialiste, duke përqendruar diskutimet në përgatitjet për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 maj 2025. Gjatë takimit, është raportuar se në rend të ditës ishte organizimi strategjik për fushatën elektorale dhe ndryshimet në drejtimin politik të qarqeve. Blendi Gonxhja, i cili deri tani ka shërbyer si drejtues politik i Qarkut Dibër, është transferuar për të drejtuar fushatën elektorale në qarkun Tiranë, me fokus zonën e Kombinatit. Në vend të tij, pritet të emërohet sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, si drejtues politik i Qarkut Dibër. Kjo lëvizje konsiderohet pjesë e një strategjie më të gjerë organizative të PS-së në përgatitje për zgjedhjet e ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
FSK-ja ka shënuar suksese në vitin 2024, duke vazhduar me forcimin e kapaciteteve të saj dhe angazhimet ndërkombëtare
Forca e Sigurisë së Kosovës, ka pasur një vit të suksesshëm dhe të sfiduar në …