Kryetari Haliti dhe FFK-ja nënshkruajnë memorandum për ndërtimin e stadiumit në Drobesh

Sot, në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes komunës së Vitisë dhe FFK-së për ndërtimin e një stadiumi në fshatin Drobesh të Vitisë. Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Ky projekt, me vlerë rreth 280 mijë euro, synon të përmirësojë infrastrukturën sportive në komunën e Vitisë dhe të krijojë kushte moderne për zhvillimin e futbollit. Kryetari Haliti theksoi rëndësinë e këtij investimi për të rinjtë dhe sportin lokal, ndërsa kryetari Ademi vlerësoi bashkëpunimin për avancimin e futbollit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi aksioni për pastrimin e ambientit në Viti

Në komunën e Vitisë ka nisur sot aksioni për pastrimin e ambientit, i organizuar nga …