Kryetari Aliu mirëpriti në takim profesorin Hasan Vladi dhe poetin Rizah Reshani

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu të hënën ndaras ka pritur Prof. Hasan Vladi dhe poetin Rizah Reshani.

Në postimin e kryetarit Aliu thuhet:

“Profesori Hasan Vladi përveç kontributit në arsim, kontributin e tij e shtriu edhe me krijimtarinë e tij letrare. Sot, pranova nga profesori Hasan Vladi veprat e tij “Udhëkryqeve të kombit tim” dhe “Ndjellakeqi” një punë e respektuar e tij që patëm mundësi ta mbështesim.

Në takim me poetin Rizah Reshani Aliu ka shkruar:

“Kënaqësi e veçantë të mirëpres në zyrën time bashkëqytetarin tonë, gazetarin e poetin, Rizah Reshani nga i cili pranova veprën e tij poetike “Itaka ime”, vepër kjo botimin e së cilës e mbështetëm”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …