Në një tubim të organizuar nga Nisma Socialdemokratike në Therandë, kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, theksoi mbështetjen e madhe që kanë marrë nga qytetarët për të vazhduar angazhimin e tyre në “veç me vepra”. Ai theksoi se sfidat me të cilat përballen qytetarët e Kosovës janë rritur gjatë pesë viteve të fundit, dhe se ata kërkojnë veprime konkrete për të adresuar këto shqetësime. Limaj shtoi: “NISMA Socialdemokrate është e gatshme të kthejë shpresën dhe normalitetin, jo vetëm në Suharekë, por në tërë Kosovën”. Ai theksoi se Nisma ka për qëllim të sjellë ndryshime reale që do të përmirësojnë jetesën dhe do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik, arsimin cilësor, dhe sigurinë e qytetarëve. Limaj përmendi se programi i Nismës do të përqendrohet në përmirësimin e kushteve të jetesës, mbështetje për zhvillimin ekonomik, si dhe angazhimin për antarësimin e Kosovës në NATO.
Kontrolloni gjithashtu
Lumir Abdixhiku: Ka nevojë për angazhimin e gjithmbarshëm kombëtar drejt ndryshimit të madh që duhet të vijë më 9 shkurt
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar detaje të projekteve …