Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, është takuar me eurodeputetin dhe raportuesin e ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. Gjatë takimit, ata diskutuan mbi situatën aktuale të Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit. Haradinaj, theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj integrimit euroatlantik, duke nënvizuar anëtarësimin në NATO si prioritet kryesor. Si vend dhe shoqëri jemi përcaktuar drejt integrimit euroatlantik, e rruga më e sigurt për realizimin e këtij integrimi është anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, shkroi Ramush Haradinaj. Ai vlerësoi përvojën e jashtëzakonshme ushtarake dhe diplomatike të Terras, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të Kosovës me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e vendit. Rruga për në Evropë kalon kah NATO-ja,” nënvizoi Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Lumir Abdixhiku: Ka nevojë për angazhimin e gjithmbarshëm kombëtar drejt ndryshimit të madh që duhet të vijë më 9 shkurt
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka treguar detaje të projekteve …