Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se në Kosovë ka aktorë të huaj, keqdashës aktivë, që duan të minojnë demokracinë e Kosovës duke i shfrytëzuar ndasitë etnike. Në një konferencë për integritetin e informacionit, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik, me seli në Uashington, Hovenier ka theksuar se dezinformatat mund të kenë pasoja të mëdha veçanërisht gjatë viteve të zgjedhjeve, duke shtuar se është e rëndësishme që qytetarët të kenë qasje në informata të sigurta. Ai ka përmendur një bisedë të rreme të publikuar në rrjetet sociale disa vjet më parë ku bëhej fjalë për një bisedë jo të vërtetë mes tij dhe kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se kishte për synim të mbillte mosbesim brenda komunitetit serb të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur ambasadorët dhe shefat e misioneve të Aleatëve, në Prishtinë
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur dje në Shtabin e KFOR-it në Kampin …