Alberton Sahiti, Drejtori i ri i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Ferizajt

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu të martën (10.12.2024) ka emëruar z. Alberton Sahiti drejtor të ri të Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Ferizajt. Albertoni është një kuadër i dëshmuar me kontributin e tij personal e familjar për Ferizajn e ferizajasit.

Albertoni, me përvojën e tij në detyra publike e në sektorin privat do të udhëheq shërbime tona publike, duke qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

I urova mirëseardhje drejtorit Sahiti, duke i ofruar mbështetjen time të plotë në detyrën e tij, ka shkruar kryetari Aliu në rrejtin e tij social, facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama priti në takim Janko Cerkvenik, Kryetar i Shoqatës së Zjarrfikësve të Sllovenisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Pëparim Rama, i shoqëruar nga Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca …