Komuna e Malishevës dhe MFSK nënshkruan marrëveshje për realizimin e ushtrimit “Shqiponja5”

Komuna e Malishevës dhe Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK), sot kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, për realizimin e ushtrimit fushor të FSK-së, “SHQIPONJA 5”, në territorin e Komunës së Malishevës, që pritet të realizohet në muajin tetor të këtij viti.

Sipas kësaj marrëveshje të nënshkruar mes Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Sekretarit të për Përgjithshëm të MFSK-së, Shkelzen Sylaj, MFSK do ta shfrytëzoj territorin e Komunës së Malishevës, për operimin e njësive të saj, gjatë realizimit të këtij ushtrimi, që mbahet në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …