Bashkimi Demokratik për Integrim rikujton rëndësinë historike të vendimit që Gjykata Kushtetuese pritet të marrë sot

Bashkimi Demokratik për Integrim rikujton rëndësinë historike të vendimit që Gjykata Kushtetuese pritet të marrë sot. Ky vendim është thelbësor për mbrojtjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, një shtyllë themelore e barazisë dhe drejtësisë në shtetin tonë multietnik, si dhe për ruajtjen e parimeve të Marrëveshjes së Ohrit. BDI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e këtyre vlerave dhe do të vazhdojë angazhimin e saj pa lëkundje, pavarësisht sfidave apo temave të tjera që mund të shfaqen.  Çështjet që prekin të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve janë përtej çdo përpjekjeje tjetër dhe kërkojnë përkushtim të plotë dhe fokus të pandërprerë. Ne i ftojmë të gjithë qytetarët dhe institucionet që të mbështesin ruajtjen e këtyre arritjeve, duke mos lejuar që përpjekjet për drejtësi dhe barazi të dëmtohen.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …