Nol Nushi

Lëvizja Vetëvendosje është centralizuar dhe pushteti i Albin Kurtit është konsoliduar

Nol Nushi, nga Partia Socialdemokrate, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, për centralizimin e pushtetit, duke theksuar se asnjë deputet i partisë nuk ka guximin të shprehë mendime ndryshe apo të kundërshtojë kryetarin dhe kryeministrin, Albin Kurti. Kjo parti ka humbur lirinë e debatit dhe çdo deputet është i nënshtruar vendimeve të kryetarit. Ai theksoi se partia tani është gjithnjë e më shumë e centralizuar, dhe se ky ndryshim është evidentuar sidomos pas largimit të tij dhe të tjerëve nga PSD. Nushi sqaroi gjithashtu se, kur ai ishte pjesë e saj 25% e listës së kandidatëve për deputetë vinin si propozim nga kryesia e partisë. Sipas tij, pas largimit të PSD-së, janë hequr të gjitha kufizimet dhe janë konsoliduar plotësisht mekanizmat e pushtetit të Kurtit, duke e betonuar ndikimin e tij në parti dhe në institucione.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar si dëshmitar në një hetim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar si dëshmitar …