Ejup Maqedonci: Përveç sistemit raketor “Javelin”, parashihet të blihen edhe sisteme të tjera të armatimit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se FSK-ja, vazhdon të marrë armatim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se FSK-ja, vazhdon të marrë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë blerjen e armatimit të avancuar. Ai theksoi se për raketat antitank “Javelin”, tashmë janë bërë pagesat për dy këste nga tre sa janë gjithsej dhe pritet që këto raketa të arrijnë në vitin 2025. Maqedonci e vlerësoi bashkëpunimin me Amerikën  jashtëzakonisht të fortë, duke theksuar se nuk ka pasur hezitim për t’i shitur armë FSK-së. Ai gjithashtu sqaroi se FSK-ja, ka blerë dy sisteme raketore antitank nga Turqia dhe aktualisht nuk ka mungesë të këtyre sistemeve. Ministri Maqedonci po ashtu njoftoi se ka pasur takime të frytshme në Amerikë vitin e kaluar, ku ka marrë mbështetje të mëtejshme për zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Makfirete Dibrani paralajmëron  keqpërdorim të projekteve të Ujërave dhe kërkon hetim nga Prokuroria Speciale

Udhëheqësja e Divizionit për Menaxhimin e Resurseve Ujore në MMPHI, Makfirete Dibrani, ka bërë një …