Perëndimi nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga Siria, tha për Sky News , Abu Muhammed al Jolani grupi i të cilit rrëzoi Asadin. Në fjalët e tij të para për një organizatë perëndimore të lajmeve që nga ikja e Assadit, kryetari i grupit kryengritës, Hajat Tahrir al Sham Abu Mohammed al Jolani, tha se frika e tyre është e panevojshme. Vendi do të rindërtohet. Frika ishte nga prania e regjimit. Vendi po shkon drejt zhvillimit dhe rindërtimit. Po shkon drejt stabilitetit. Njerëzit janë të rraskapitur nga lufta. Vendi nuk është gati për një tjetër dhe nuk do të hyjë në një tjetër luftë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …