LDK-ja, ka zhvilluar një tubim madhështor në Gjakovë, ku Lumir Abdixhiku prezantoi listën fitueses për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

LDK-ja, ka zhvilluar një tubim madhështor në qytetin e Gjakovës, ku kreu i partisë dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, theksoi se ky ngjarje dëshmon “momentumin e madh të rikthimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.” Abdixhiku e vlerësoi tubimin si një hap të rëndësishëm në procesin e prezantimit të listës fituese të LDK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, duke theksuar se kjo listë përfaqëson njerëz punëtorë, të ndershëm, dhe profesionistë të gatshëm të udhëhoqen vendin. Ai e përshkroi këtë ekip si “ëndrrën për Kosovën,”. Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve dhe theksoi se ky besim është një frymëzim për ndërtimin e të ardhmes dhe ndryshimin e madh që synohet për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

John Bolton

John Bolton parashikon kthimin e opsionit për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton, kishte  paralajmëruar se mund të rikthehet ideja për …