Kryetari i KMDLNj-së, Behxhet Shala ka bërë një analizë për angazhimin e Kurtit sa i përket të burgosurve në burgun Politik të Hagës, kryetari Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe Rexhep Selimi, po mbahen si pengje të një procesi të montuar politik. Po ashtu, shumë ish-ushtarë të UÇK-së, si Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala, janë dënuar me dënime drakonike. Pushtetarët e Kosovës, përfshirë Presidenten Osmani, kanë treguar indiferencë ndaj këtyre të burgosurve, duke u kujdesur vetëm për përfitime personale dhe politike. Albin Kurti, në vend që të ofronte mbështetje të fortë, ka bërë deklarata të paqarta dhe të vonuara për mbrojtjen e ish-luftëtarëve, duke i cilësuar si “pengje të politikës ndërkombëtare.” Së fundmi, Kurti ka kërkuar mbrojtje politike për të burgosurit e Hagës, por shumë shpejt është vënë re se këto deklarata ishin vetëm për të fituar mbështetje zgjedhore, duke i shfrytëzuar këto çështje për interesat e tij politike.
Kontrolloni gjithashtu
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Në …