Gjykata Speciale priti më shumë se 1 vit pas përgjimeve e bastisjeve për aktakuzën e re kundër, Hahim Thaçit. Dihet se më 2 korrik të vitit 2023, Fadil Fazliu, kishte vizituar Hashim Thaçin në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Më 3 shtator, Thaçi u vizitua nga Hajredin Kuçi. Gjashtë ditë më pas, në Hagë qëndroi edhe Bashkim Smakaj, Blerim Shala e Artan Behrami. Kurse, më 6 tetor 2023, Thaçit i shkoi për vizitë Isni Kilaj. Disa ditë pas këtyre vizitave, me dyshimet se Hashim Thaçi ka dhënë informacione për dëshmitarë dhe ka kërkuar ndikim të dëshmitarëve, Gjykata Speciale në fundin e tetorit të vitit të kaluar, bastisi shtëpitë e Bashkim Smakajt, Blerim Shalës, Artan Behramit dhe disa zyrtarëve të tjerë. Pra, vetëm pak kohë pas vizitave, Prokuroria e Hagës siguroi përgjimet nga Qendra e Paraburgimit, dhe me dyshimet për pengim të drejtësisë, kreu bastisjet duke kërkuar prova të tjera. Pavarësisht se para më shumë se një viti Prokuroria kreu bastisjet, dhe para 1 viti e gjysmë dyshohet se u krye vepra penale, aktakuza u ngrit në dhjetorin e vitit 2024. Mirëpo dihet se sipas Ligjit për Gjykatën Speciale dhe Rregulloren për Procedurë dhe Prova të saj këto institucione nuk kanë një afat ligjor për kohëzgjatjen e hetimeve. Hetimet mund të vazhdojnë derisa palët të njoftohen se ndaj tyre kanë pushuar ato nga Prokuroria.
Kontrolloni gjithashtu
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Në …