Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 është planifikuar të bëhet më 7 janar të vitit të ardhshëm. Në një konferencë për media, zëdhënësi në KQZ, Valmir Elezi tha se gjatë periudhës shtator e deri më 11 dhjetor të këtij viti kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1 mijë e 280 kandidatë. Ai tregoi se Vetëvendosja, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës kanë aplikuar secila me nga 110 kandidatë për deputetë. Po ashtu edhe koaliciconi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma – Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore, Forumi Intelektual – E – 30 kanë aplikuar me nga 110 kandidatë. Ndërkaq, Lista Serbe me 48 kandidatë. Ndër të tjera, Elezi tha se KQZ do të kërkojë nga institucionet kompetente të bëjë verifikimet e nevojshme për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar
Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …