leoni

Bedri Hamza: Përparësia ime si kryeministër është përvoja dhe ekipi që kam ndërtuar

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës Bedri Hamza, ka theksuar se përparësia e tij në krahasim me kundërshtarët është përvoja e tij dhe ekipi i fuqishëm që ka ndërtuar. Ai ka shpjeguar se nuk shkon në postin e kryeministrit për të mësuar, por për të udhëhequr me bazë të fortë përvoje.  Bedri Hamza ka kritikuar qeverinë aktuale, duke thënë se ajo ka dështuar të japë rezultate gjatë katër viteve të mandatit të plotë. Sipas tij, prioritetet si kryeministër përfshijnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, përmirësimin e arsimit, infrastrukturës dhe shëndetësisë. Hamza theksoi se PDK ka një planprogram të qartë dhe të mirëstrukturuar, duke shtuar se partia ka arritur të bashkojë një ekip me përvojë institucionale dhe profesionale që do të mundësojë realizimin e këtij programi dhe përparimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar

Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …