Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi bashkë me kandidatët për deputet nga dega e AAK-së në Rahovec, Ardian Rama, Saranda Salteku dhe Afrim Dina u takuan mbrëmë me banorët e lagjes nr. 4 të qytetit. Njerëz të vendosur dhe të përkushtuar, që gjithmonë kanë qenë themeli i suksesit tonë të përbashkët. Në këtë takim, ka shkruar në facebook, kryetari Latifi, kemi ndarë ide konkrete dhe plane të qarta për zhvillimin e Rahovecit dhe për forcimin e Kosovës.
Mbështetja e tyre na frymëzoi në përpjekjet tona. Prandaj, ne kemi vizionin e qartë dhe guximin për ta kthyer atë në realitet – një Rahovec më të zhvilluar.
Ju ftoj që më 9 shkurt të na besoni votën tuaj!
Bashkë, PËR RAHOVECIN, PËR KOSOVËN FITUESE, Smajl Latifi – Nr16!