Prokurorja e Gjykatës Speciale, Kimberly West, gjatë vizitës në Kosovë, do të ketë një numër takimesh. Zyra e Prokurorit nuk ka dhënë detaje për takimet e ish-prokurores federale amerikane me përvojë të gjerë në hetimet penale vendase dhe ndërkombëtare, e cila në qershor 2023 u zgjodh prokurore speciale pas një procesi të organizuar nga BE-ja. Vizita e saj në Kosovë vjen pasi gjykata në Hagë, më 6 dhjetor konfirmoi aktakuzën e re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi, ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Bashkim Smakaj, ish-kryetarit të Komunës së Malishevës Isni Kilaj dhe Fadil Fazliut, për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar, konkluzionet për procesin e zgjerimit
Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Evropian ka miratuar në Bruksel konkluzionet për procesin …