Me pikëllim të thellë dhe dhembje të thellë në zemër, njoftojmë miqtë, shokët, familjarët dhe dashamirët se ka ndërruar jetë i dashuri ynë, REXHEP (METUSH) GASHI, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Brigadën 133 ” Adrian Krasniqi”. Rexhepi pas një sëmundje të shkurtër, ndërroi jetë më 12.12.2024, në moshën 68 vjeçare. Rexhepi ishte edhe djali i dëshmorit te kombit Metush Gashi. Varrimi i të ndjerit do të bëhet më 13.12.2024, në varrezat e fshatit Nabergjan (pranë xhamisë), duke nderuar kujtimin dhe sakrificën e tij për lirinë dhe atdhenë. Ceremonia e funeralit do të nisë nga shtëpia e të ndjerit, në Pejë, në rrugën “Metush Mehmeti”, duke filluar në orën 14:00. Të pikëlluarit: Familja Gashi nga Nabergjani.
Në këto momente të vështira, lutemi që përjetësisht të kujtojmë sakrificat dhe kontributin e tij në luftën për lirinë e Kosovës dhe t’i respektojmë vlerat që ai i la pas. Rruga e tij do të mbetet gjithmonë e nderuar dhe e paharruar për të gjithë ata që e kanë njohur dhe kanë pasur privilegjin ta kenë pranë.