Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se ambasadat e huaja në Shqipëri janë futur në fushatë elektorale për Partinë Socialiste. Përmes një deklarate për mediet, ftoi militantët e tij që të protestojnë para ambasadave të huaja në Shqipëri, të cilat ai i quajti narkoambasada dhe tha se duhen gjuajtur me vezë dhe domate. Po ashtu Berisha paralajmëroi se ata që prekin votën e lirë, do të trajtohen si bashkë autorë në një krim të rëndë elektoral. Ndaj unë u kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të rrezikshme para narko ambasadave të narko republikës së Shqipërisë. Kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj. Telegrafi
Kontrolloni gjithashtu
Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sërish para Gjykatës Speciale, tashmë nën akuzën e re se i ka penguar dëshmitarët
Ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë sërish para Gjykatës Speciale, tashmë nën akuzën e re …