Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar sot 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese, të miratuara në seancën e Kuvendit, më 5 dhjetor 2024. Shefi i Grupit parlamentar të PDK, Abelard Tahiri theksoi se nga 16 ligje që i kanë dërguar në Kushtetuese, 15 kontestohen për procedurë, ndërkaq Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme është kontestuar si në procedurë, ashtu edhe në përmbajtje. “Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard të dëmshëm dhe kanë dhunuar jetën parlamentare të vendit tonë… Nuk besoj që një formë të tillë mundeni me gjet në një vend e parlament demokratik ku dhunohet në atë formë kushtetutshmëria e vendit dhe Rregullorja e Kuvendit, tha ai, duke shtuar se i është pamundësuar deputetëve të opozitës të marrin pjesë.
Kontrolloni gjithashtu
Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, kryetarja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar
Sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë presidentja e Republikës së …